Gilmando Dani ‘zbërthehet’ në gjyq: Ylvi Beqjan ma prezantoi Shullazi në shtëpinë e tij

Aktualitet

Është zhvilluar sot seanca e radhës në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Sic edhe ishte paralajmëruar, shoku i Shullazit, Gilmando Dani ka vendosur të flasë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dani ka rrëfyer në seancë si është njohur me biznesmenin Ylvi Beqja dhe pse ka tërhequr para në emër të tij në bankë, bashkë me shokët e tij.

“Ylvi Beqjan ma prezantoi Emiljano Shullazi në shtëpinë e tij. Ylviu kërkonte ndihmë pasi ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa dhe nga burokracitë në regjistrimin e Vollgës në hipotekën e Durrësit. Beqja me kërkoi të tërheq disa çeqe në banke. I tërhoqa paratë dhe ia dhashë në dorë. Me kërkesë të tij tërhoqi çek edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela. Qyqja tërhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit”, ka deklaruar Gilmando Dani.

Në seancën e sotme mungonte Emiljano Shullazi. Tre të pandehurit e tjerë nuk dhanë pëlqim për t’u marrë në pyetje.

ME TE LEXUARAT