Gara për FSHF-në/ Duka: Dokumentet nuk lejojnë përfshirjen e politikës në sport

Kliko per me shume info

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka në një intervistë për “Panorama Sport” ka komentuar kandidimin e deputetit Bashkim Fino për president të FSHF-së.

I gjendur para pyetjes së gazetarit se nëse i druhet një kandidati si Fino, duke ditur se vjen nga radhët e politikës, Duka është përgjigjur se nuk ka droje nga askush, pasi ka besim tek puna e tij në gjithë këto vite në FSHF.

Kliko per me shume info

“Sigurisht që nuk kam asnjë droje, nga askush. Puna ime është aty, në sytë e gjithë komunitetit të futbollit dhe gjithë publikut shqiptar, bashkë me ato gjëra që ndoshta nuk janë bërë ashtu si duhet. Ata do të na vlerësojnë”, është shprehur Duka.

Më tej Duka ka theksuar se në asnjë vend të Evropës nuk ka Presidentë me pjesmarrje në politikë që drejtojnë futbollin. Të gjitha dokumentet e FIFA-s dhe UEFA-s parashikojnë që futbolli dhe strukturat e tij të jenë të ndara nga politika.

“Ndoshta unë po vendos një tjetër rekord, jo vetëm shqiptar, por edhe në familjen e madhe europiane ku ne bëjmë pjesë. Po konkurroj përballë një figure që vjen nga radhët e politikës. Kjo nuk ndodh në Europë. Dokumentet themeltarë të FIFA-s dhe UEFA-s kanë sanksionuar se futbolli dhe strukturat e tij duhet të jenë qartësisht të ndara nga çdo ndikim politik apo fetar”,-u shpreh Armando Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.