Fyeu Meghan Markle, modelen e njohur e lë i dashuri
Modelja Jo Marney, është vënë në qendër të mediave botërore pas disa mesazheve negative që ka dërguar për të fejurën e Princ Harry.
Ajo ishte e dashura e një deputeti të njohur britanik, Henry Bolton.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas publikimit të mesazheve fyese për Meghan Markle, Henry deklaroi ndarjen nga e dashura pasi nuk mund të rrinte me një person që ka të tilla mendime raciste, të cilat nuk përputhen me parimet e partisë së tij.
Mesazhet kishin përmbajte të fortë fyese, pasi ajo e kishte cilësuar Meghan si “zezake”, “trupvogël” dhe kishte shkruar më tej se: “Meghan do të pushtojë familjen mbretërore me farën e saj të zezë”.
Marney ishte edhe pjesë e partisë, por pas publikimit të mesazheve u përjashtua prej saj.
Me sa duket Marney ka gjetur të ‘'zihet'’ me njeriun e gabuar.