Fruthi prek 11 fëmijë, ankohen familjarët: Shërbim mizerje, mjekët duan lekë

Aktualitet

Sëmundja e fruthit është rikthyer sërish në vendin tonë pas shumë vitesh. Në pavionin e Pediatrisë Infektive në QSUT janë shtruar deri më tani 11 vogëlushë të prekur, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga instancat përkatëse nëse ky është një rast epidemie apo jo.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale bëjnë me dije se po priten rezultatet e raportit të Institutit të Shëndetit Publik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, ky i fundit në një prononcim për “GSH”, thekson se specialistët e këtij institucioni po monitorojnë situatën e së shpejti do të ketë një raport përfundimtar mbi situatën. Ndërkohë që mjekët e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk pranojnë të prononcohen mbi numrin e fëmijëve të prekur nga fruthi e vijimësinë e rasteve të sëmura.

Megjithatë konsultoret e lagjeve pas lajmit për epidemi fruthi kanë marrë në telefon nënat e reja dhe i kanë kërkuar të vaksinojnë me urgjencë fëmijët ose në rast të kundërt do e mbanin përgjegjësinë vetë nënat për të vegjëlit e tyre. Kjo është një tjetër situatë kaotike ku nuk ka asnjë shprehje zyrtare nëse ka apo jo epidemi e në rast epidemie vaksinimi është totalisht i palejuar sepse mund të sjellë edhe vdekje të foshnjeve.

ME TE LEXUARAT