Vrasja në Tiranë, flet për herë të parë vëllai i Aldison Belulajt: Kanë qenë të lidhur

Vëllai i Aldison Belulajt, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pas aktit tragjik që ndërmori, duke vrarë me armë zjarri vajzën që dashuronte, dhe më pas tentoi të vriste veten, ka reaguar për ngjarjen.

Vëllai i 23-vjeçarit tha për “News 24” se Aldisoni nuk e kishte kërcënuar Ariela Muratin. Ai pohoi se të rinjtë kanë qenë të lidhur dhe se prindërit kishin shkuar që të kërkonin dorën e saj në shtëpi. Po ashtu vëllai i 23-vjeçarit tha se asnjëherë Aldisoni nuk kishte pohuar se do ta vriste 21-vjeçaren.

Kliko per me shume info

“Aldisoni dhe Ariela ishin të lidhur. Prindërit shkuan për t’i kërkuar dorën vajzës. Prindërit vajtën për të sqaruar situatën. Nuk kishte debate mes dy familjeve. S’është e vërtetë që ka kërcënuar se do vrasë Arielën”, tha vëllai i Aldison Belulajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.