Fino nis fushatën, Tahiri në krah të tij në Gjirokastër e Tepelenë

Ndërsa ditën e sotme ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu tha se do të sjellë ekspertë të FBI-së për të vazhduar hetimin ndaj Saimir Tahirit, ky i fundit duket se ka nisur fushatën.

Këtë herë jo për të blerë votat e popullit që PS të rrijë në pushtet, por i ka dalë në krah Bashkim Finos, në garën për President të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kliko per me shume info

Burimet kanë bërë të ditur se sot ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në krah të Finos në Gjirokastër dhe në Tepelenë.

Pikërisht në vendin e hashashit, e ka nisur fushatën edhe Bashkim Fino, i shoqëruar edhe nga ministri që kanabizoi Shqipërinë, Saimir Tahiri.

Ky i fundit është nën hetim për ‘trafik ndërkombëtar droge’ dhe ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.