Fier/ Grabitet me armë pika e këmbimit valutor

Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtëpia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here