Ermal Mamaqi ia thotë troç Bora Zemanit: Pas ndarjes, ke filluar të nxjerrësh shalët

Drejtuesi i “Xing me Ermalin” Ermal Mamaqi duket se ka vënë në siklet moderatoren bukuroshe gjatë emisionit.

Pasi foli për ndarjen, Mamaqi iu drejtua Zemanit duke i thënë se ka filluar të vishet me funde të shkurtra pas ndarjes, por moderatorja tha se gjithnjë është veshur me funde apo fustane të shkurtra pasi puna e saj e parë ka qenë si velinë.
Mamaqi: Tani që u ndave nga Vini ke filluar të nxjerrësh shalët?

Kliko per me shume info

Zemani: Unë i kam nxjerrë gjithmonë shalët, puna ime e parë në televizion ka qenë si velinë.

Mamaqi: Çfarë flet o goc? Ti ke pas dalë me golf dhe me çizme minatori.

Zemani: Ore kam qenë velinë dhe me shalët jashtë kam qenë që në fillimet e televizionit.

Mamaqi: Kur u lidhe me Vinin fillove të mbuloheshe.

Zemani: Unë u bëra me fëmijë me Vinin dhe shtova dhe 30 kile dhe ku ti nxirrja? Jam bërë 22 vjeç mami dhe tani do t’i përjetojë të gjitha njeriu, do t’i nxjerrë dhe shalët. Një nga arsyet e ndarjes time me Vinin ka qenë vendimi për të qenë bashkë në moshë shumë të re. 22 vjeç njeriu nuk njeh veten akoma, e jo më të njohë partnerin dhe të kuptojë çfarë duhet të ketë partneri që do të ketë gjithë jetën.

Mamaqi: Tani që ke Arborin nuk besoj se je bërë pishman?

Zemani: Jo, jo absolutisht. Nëse e quaj gabim, e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Edhe po të kthehem pas do ndryshoja shumë gjëra tek vetja por tek Vini jo. Edhe 1000 vite po t’i kisha do veproja njëlloj me Vinin për të patur Arborin. Ai shpesh më ndërhyn edhe në veshje, më thotë të vesh një palë apo një palë të tjera këpucësh.

Mamaqi: E di Arbori çfarë pune bën ti?

Zemani: Po e di, thotë që punoj tek “Digitallbi” se nuk e rregullon dot që ta thotë “Digitalb”. Por nëse e pyet se çfarë bën mami atje thotë që bën muhabet./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here