Era Istrefi paska bashkëpunuar me Sia-n, por ne s’do ta dëgjojmë kurrë këngën

Kliko per me shume info

Ndarja nga menaxheri Faton Shoshi dhe dhënia fund e kontratës me kompaninë e tij, duket se do t’i kushtojë këngëtares Era Istrefi.

Edhe pse Shoshi është treguar i butë, duke qenë njëkohësisht edhe ish-i dashuri i këngëtares, për të mos i bllokuar këngët e saj të mëparshme, ka disa bashkëpunime të Erës me këngëtarë të njohur botërorë që nuk do të kemi fatin t’i dëgjojmë asnjëherë.

Kliko per me shume info

Gjatë një interviste për Prive në javën që lamë pas, Shoshi tha se ai dhe Era filluan të mos merreshin vesh dhe i dhanë fund bashkëpunimit për të parandaluar thellimin e problemeve. Ai ndër të tjerash përmendi disa këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarë, që nuk do të publikohen asnjëherë.

Fjala është për një bashkëpunim të Erës me të famshmen Sia, këngë kjo e cila me sa duket është realizuar, megjithatë nuk do të publikohet kurrë.

Megjithatë Shoshi ka vendosur që të mos bllokojë veprimtarinë e Era Istrefit, për hir të adhuruesve dhe skenës muzikore shqiptare, duke konsideruar projektet e realizuara në kohën e tyre si historike për skenën e muzikës argëtuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.