Vrasja e Emiljano Boçit në Tiranë, flet shoku i plagosur: Na qëlluan sapo u futëm në makinë

Aktualitet

Melvi Disha, shoku i Emiljano Boçit që mbeti i plagosur pas antenatit ka dhënë dëshminë e tij.

27-vjeçari është marrë në pyetje nga Policia në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë ku po merr trajtimin mjekësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pasi dolëm nga lokali nuk pamë asgjë të pazakontë. Sapo u ula në sediljen e pasme të makinës na qëlluan. Kur më preku plumbi u shtiva ne sedilje. Nuk arrita të dalloj personin që na qëlloi. Nuk e kam idenë kush mund të jetë autori”, është shprehur 27-vjeçari Disha.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 janar në rrugën “Shefqet Musaraj”, kur viktima Emiliano Boçi, 32 vjeç dhe shoku i tij, 27-vjeçari Melvi Disha sapo kishin dalë nga një lokal, kur kanë rënë pre e atentatit me armë zjarri.

ME TE LEXUARAT