Elbasan/ Udhëtonin në gjendje të dehur, arrestohen dy persona

Aktualitet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët udhëtonit në gjendje të dehur.

Shtetasi Bealdo Qosja, 30 vjeç banues në fshatin Tregan Elbasan, është ndaluar në flagrancë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” veturë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa shtetasi Bledar Peqini, 35 vjeç banues në Elbasan është arrestuar duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” po ashtu në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Bealdo Qosja, 30 vjeç banues në fshatin Tregan Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik është kapur në flagrancë nga

shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë në gjendje të dehur. Bledar Peqini, 35 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “28 Nëntori’ është kapur në flagrancë nga shërbimet e

policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” veturë në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të

mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT