Ekzekutimi i liderit serb, reagon ashpër qeveria e Kosovës

Kosovë&Rajon

Qeveria e Kosoves ka dënuar ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Akti i vrasjes së Ivanoviqit, sipas Qeverisë, sfidon sundimin e ligjit dhe përpjekjet për vendosjen e rendit në gjithë territorin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Qeveria ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

ME TE LEXUARAT