E veshën me rroba të reja, adhuruesit nxjerrin nga varri murgun

Këto pamje të pabesueshme tregojnë një murg budist duke buzëqeshur pasi trupi i tij u nxorr nga varri nga adhuruesit e tij dy muaj pasi vdiq.

Murgu Luang Phor Pian, vdiq në moshën 92 vjeçare më 16 nëntor të vitit të kaluar pas një sëmundje në një spital në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.

Kliko per me shume info

Pian kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke shërbyer si një mësues i mirënjohur budist në provincën qendrore tailandeze, ku trupi i tij u kthye pasi vdiq.

Këtë javë adhuruesit e tij e larguan trupin e tij nga varri, i cili ishte mbajtur në tempullin ku shërbeu, ndërsa u tronditën kur panë se trupi ishte ruajtur mirë brenda arkivolit.

Adhuruesit nxorrën trupin e murgut nga arkivoli me qëllim që ta vishnin atë me rroba të reja dhe të pastra.

Pian duket i qeshur, ndërsa fotografitë e trupit të tij bënë xhiron e rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here