Konkursi për gradën ‘Drejtues i parë’, kush janë emrat e njohur të policisë që marrin pjesë

Ka nisur sot në orën 8:00 në Akademinë e Policisë konkursi për gradën “drejtues i parë”, ku pjesë e tij u bënë 28 policë.

Burime bëjnë me dije se policët që morën pjesë në konkurs kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, bëhet e ditur se nga konkursi, që do të kalojë në 2 faza, do të përzgjidhen vetëm 5 kandidatë.

Faza e parë është ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet do të korrigjohen me skadron dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.

Mësohet se fituesit duhet të kenë mbi 70 pikë që të hyjnë në testin me gojë.

Policët që marrin pjesë në konkurs:

Ardi Veliu, Drejtor i Policisë së Tiranës.

Gentjan Shehaj, Drejtori i Policisë së Vlorës.

Edmond Targaj, drejtor në Policisë në Dibrës.

Albert Dervishin, drejtor i Rendit

Josif Shtembari, drejtor i Krimeve.

Mitat Tola, drejtor i policisë Rrugore.

Albert Goxhaj, drejtori i Standardeve Profesionale.

Në konkurs marrin pjesë dhe gjithë zv/drejtorët e qarqeve dhe shefat e sektorëve në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit.

/LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here