Do të bëhet mjeke dhe të ketë të dashur, 20-vjeçarja me sëmundjen e rrallë

Soft

Një vajze 20-vjeçare ka një sëmundje të rrallë gjenetike që do të thotë se ajo ngjan me një fëmijë.

Michelle Kish, nga Illinois, lindi me sindromën Hallermann-Streiff, sëmundje kaq e rrallë sa në kohën e lindjes së saj kishte vetëm 250 raste të njohura në mbarë botën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Simptomat përfshijnë karakteristika të fytyrës fëmijërore dhe një formë e xhuxhizmit.

Ajo kërkon kujdes mjekësor gjatë gjithë kohës dhe gjatë natës, ka një infermiere për të shkuar me të në shkollë dhe duhet të bëjë vizita të shpeshta në spital.

Përkundër vëmendjes së vazhdueshme mjekësore që ajo merr, ajo aspiron të jetë një mjeke në të ardhmen.

Ajo tani ëndërron të gjejë të dashurin ideal, një njeri me flokë të gjatë dhe që ta dojë shumë.

ME TE LEXUARAT