23 vjeç dhe aksioner në dy biznese, djali i Vangjush Dakos ‘tërbon’ rrjetin

Showbiz

I riu Xhulio Dako është djali 23-vjeçar i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos. Edhe pse i ri në moshë ai është aksioner në dy kompani të rëndësishme, njëra në fushën e lavanderisë dhe tjetra në tregtimin e produkteve ushqimore me bazë detin.

Në kompaninë e parë, të quajtur “DB Wash International”, Xhulio Dako është shtuar si aksioner, tek themeluesi 54-vjeçar Tomi Ismailati, ndërsa ortakë janë edhe 5 shtetas italianë. Nuk dihet lidhja e djalit të Dakos me këta shtetas të mëdhenjë në moshë, por sipas të dhenave rezulojnë se kenë qarkulluar qindra miliona lekë në harkun e 3 viteve të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar nga ILDKPKI, Xhulio Dako është zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë “DB Wash International”, me kapital 20 000 lekë. Edhe aksionerët e tjerë kanë deklaruar vlera qesharake në kapital, por bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve flasin për tjetër gjë.

ME TE LEXUARAT