Divorci/ Eneda Tarifa e kishte lajmëruar, por asnjë nuk e kuptoi
Këngëtarja Eneda Tarifa, para pak ditësh zbuloi se ishte ndarë nga bashkëshorti.Edhe menjëherë mbas këtij lajmi, ajo u bë një lajm i bujshëm për showbizin shqiptar.
Eneda Tarifi dhe Erion Zaloshnja kanë një histori 18-vjeçare së bashku dhe kanë edhe një vajzë. Ndonëse mbas ndarjes askush nga palët nuk ka dhënë një reagim për ta komfirmar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më shumë dyshimet e një ndarjeje të mundshme i shton statusi i Enedës, të cilin e ka bërë në Instagram që në fillim të këtij viti, më 1 janar.
“E piva për 2017 me të këqijat e të mirat që mbarti. E çuditshme se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas.
A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lartë, me forcë, me përgatitje shpirtërore e profesionale. 365 dite te reja, 365 shanse të tjera”, ka shkruar këngëtarja