Dimër i ashpër në juglindje të SHBA, rritet numri i të vdekurve nga “cikloni bombë”

Në juglindje të Shteteve të Bashkuara është raportuar se katër persona të tjerë kanë vdekur pas një dimri të ashpër më të cilin po përballet Bregu Lindor i vendit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë sot se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, nga të cilat kanë vdekur edhe 12 persona të tjerë në Karolinën Veriore dhe Jugore.

Kliko per me shume info

Si shkak i kohës së ftohtë janë anuluar mijëra fluturime, derisa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur madje janë ngrirë edhe disa pjesë të ujëvarës së famshme Niagara, në Nju Jork.

Kjo stuhi është emëruar “cikloni bombë”, sipas meteorologëve, të cilët i ka dhënë këtë emër sipas fenomenit natyror të njohur si “bombogenesis”.

Ky fenomen ndodh kur sistemi i motit përballet me një rënie të mprehtë të presionit atmosferik dhe rritet me shpejtësi, duke nisur erëra të forta dhe stuhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.