Dështoi te Partizani, lojtari ka shansin të luajë në Itali

Sport

Mesfushori, që kishte ardhur në huazim nga Novara, nuk ka bindur me formën e tij dhe, duke parë rrogën e majme që përfitonte, të kuqtë po mundohen të gjejnë një zgjidhje.

Kristian Adorjan nuk është më në planet e skuadrës së Partizanit për gjysmën e dytë të sezonit dhe klubi po mundohet që ta largojë duke mos u dëmtuar financiarisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klubi i lojtarit Novara është në bisedime me dy skuadra në Itali, që janë të interesuara për të marrë shërbimet e futbollistit. Salernitana në Serinë B dhe Leçe në Serinë C kanë shprehur interesimin e tyre për hungarezin që nuk është bashkuar me Partizanin në fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

ME TE LEXUARAT