Deputetja e LSI tregon arsyet pse duhet të protestojmë në 27 janar

Politikë

Protestat e Opozitës e paralajmëruar në 27 janar, po afron dhe debati është rritur akoma dhe më shumë.

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka folur në emisionin “306 Gradë” për arsyet që i shtyjnë qytetarët për të protestuar në 27 janar.

Deputetja Mehmetaj u shpreh se do të bëhet për ata të rinj që po largohen çdo ditë nga Shqipëria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Protesta e 27 janarit nuk është një protestë thjesht e opozitës ndaj qeverisë, por është një protestë e qytetarëve për të gjithë ata që po ndodhin në Shqipërisë që po bëhet një vend i pabanueshëm. Gjithandej në institucionet që bëjnë statistika thonë se 10% jetojnë nën minimumin jetik në ditë. Protesta do të bëhet për ato nëna që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollën e tyre. Protesta po bëhet për ata të rinj që u thuhet se të vetmen mundësi kanë që të ikin nga Shqipëria. Rama nuk është duke qeverisur. Është duke jetuar me frikën e përditshme të gabimeve”,- tha Kejdi Mehmetaj.

ME TE LEXUARAT