Denoncimi/ Ambasada shqiptare në Bruksel, asnjë tufë me lule në memorialin e Skënderbeut

Një emigrant shqiptar në Belgjikë denoncoi përmes rrjeteve sociale se ambasada shqiptare në Bruksel nuk vendosi lule në përmendoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në këtë vend. Denoncimin e tij, qytetari e ka bërë edhe me foto, duke treguar se pranë përmendores ishin vendosur buqeta me lule nga Kosova, Brukseli, qyteti, komuna, madje edhe nga shoqëria, por jo nga ambasada shqiptare.

Denoncimi është publikuar në rrjet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kliko per me shume info

“Në Bruksel, ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vendosi dje një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut!”, shkruan Berisha në komentin e tij, referuar denoncimit të bërë nga qytetari dixhital.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit

Në Bruksel, ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vendosi dje një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut!

Lexoni mesazhin nga Brukseli të emigrantit dixhital. sb

“Zoti Berisha do ju flisja për një problem që vura re sot në Bruksel pranë memorialit të heroit tonë kombëtar afër qendrës në Parkun Josafat të qytetit ..Shteti shqiptar e ka trumbetuar më të madhe vitin e heroit tonë, por çfarë ndodh në nderim të tij, është e kundërta…Mbi piedestalin e shtatores së tij kishte kurora të shumta si e ambasadës së Kosovës në Bruksel e echevinit të komunës së Bruksel Kapital e të komunës së Shaeerbeck ku ndodhet shtatorja dhe një buqetë e madhe e shoqërisë qytetare Bruxeloise dhe unë në mënyrë modeste vura një tufë trëndafila në përkujtim të heroit…

I ngazëllyer nga nderimet që i kemi obligim por dhe nga nderimet që na bëjnë të tjerët, po largohesha për në banesën time, por një zë i ngrohtë e burrëror më bëri të kthehem pas!? Ishte Gjergji që më shihte me ata sy të ngurtë e plot shkëlqim. …A ka Ambasada të Arbrit këtu në kryeqytetin e Evropës!? E shtoi ambasadë e ambasador shqiptar doja të thosha…ashtu siç kishim në katër cepat e Evropës në kohën time…Nuk dija si t’i përgjigjesha në përhumbjen time, e mu kujtua lideri global e fjalët e tij “Do të bëjmë shtet”. Hajde shtet hajde po thosha me vete…

Ktheva kokën e pashë Gjergjin që kishte mbajtur qëndrimin e tij madhështor e të ngurosur me shpatën e mburojën e vendosur përpara këmbëve si i çuditur nga mos përgjigja ime… PS. zoti Berisha kam fotografuar kurorat me shënim përkatës, po nuk di ku t’jua postoj fotot e shtatores, ku mungonte vetëm kurora e ambasadës shqiptare në nderim të heroit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.