Deklarata e Presidentit të KE-së/ Juncker: BE zgjerim përpara vitit 2025

Politikë

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka ndezur shpresë për vendet aspirantë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian përpara vitit 2025, sikurse ishte deklaruar deri ma tash. Deklaratën Juncker e ka bërë gjatë një interviste për televizionin bullgar ka parashikuar një valë të re zgjerimi të familjes evropiane përpara vitit 2025, me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Deklarata vjen në një kohë që bullgarët e kanë pjese të rëndësishme të presidencës se tyre gjashtë mujore përcaktimin e fateve konkrete në procesin e integrimit të rajonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bullgaria natyrisht ndërton ura për gjashte shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane. Këto shtete gjithsesi nuk do të jenë në gjendje të bashkohen në familjen evropiane deri në fund të mandatit të këtij Komisioni, në vitin 2019, thjesht për shkak se nuk kanë përmbushur kushtet tona. Zgjerimi i ardhshëm i BE mund të bëhet përpara vitit 2025, nëse këto shtete do të thellojnë reformat e kërkuara”.

Lidhur me imazhin negativ të Bullgarisë si vendi më i korruptuar në Evropë, Juncker kërkoi të miratohej sa më parë ligji i kthyer nga presidenti Rumen Radev me të cilin do të ndërtohen struktura të posaçme hetimi kundër abuzimit me pushtetin dhe fondet publike nga zyrtarët e lartë.

ME TE LEXUARAT