Deklarata e plotë e ambasadorit amerikan për Gjykatën Speciale: Vrasja e Ivanoviçit tragjedi për Kosovën

Gjykata Speciale është thellësisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gjykatë na intereson sepse ndërhyrja jonë në vitin 1999 ishte bazuar në idenë se krimet e luftës kundër kujtdo, kudo, ishin sulm ndaj drejtësisë ndërkombëtare; mbajmë mend vuajtjet e një milion kosovarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre; të vendosur në male ose përtej kufirit maqedonas; dëshironim drejtësi për ta. Ushtarët amerikanë vënë jetët e tyre në rrezik për ta mbrojtur atë parim dhe ua kemi borxh atyre që të vazhdojmë ta mbrojmë atë edhe sot.

Na intereson sepse Kosova nuk mund të jetë vend ku pandëshkueshmëria është normë. Ta pranosh atë realitet do të thoshte kthim në udhëheqësin e stilit të epokës së Millosheviqit, të cilën një gjeneratë e qytetarëve kosovarë ka luftuar për ta rrëzuar.

Kliko per me shume info

Gjykata Speciale na intereson sepse duam që Kosova ta marrë vendin e saj të duhur si vend evropian duke iu bashkuar NATO-s dhe BE-së. Ndryshimi ose zhbërja e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe demonstrimi i përbuzjes së saj për sundimin e ligjit do ta kthente Kosovën prapa me vite të tëra në integrimin e saj në institucionet evropiane. Nëse doni të anëtarësoheni në një klub, duhet të jetoni sipas rregullave të atij klubi. E njëra ndër rregullat më të rëndësishme në klubin euroatlantik është sundimi i ligjit.

Nuk kam asnjë ide se kur do të ngritën aktakuzat; apo ndaj kujt; nuk dua ta di. Por, kurdo që kjo ndodh, pres që Kosova t’i respektojë ato duke përmbushur premtimin e saj dhënë bashkësisë ndërkombëtare.

E dimë se mekanizmat e tjerë të drejtësisë kanë ardhur e kanë shkuar. Asnjë sistem i drejtësisë nuk është i përsosur; disa janë më të suksesshëm se sa tjerët. Përderisa Tribunali ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka akuzuar dhe ka dënuar një numër të udhëheqësve të lartë për krimet e kryera në Kosovë, ka pasur shumë të tjerë që kanë kryer krime lufte dhe të cilët nuk janë përballur me drejtësinë.

Por, siç ka thënë Sekretari Tillerson më 21 dhjetor, ne mbesim plotësisht të përkushtuar për gjetjen e kryerësve të krimeve mizore. Kjo sigurisht përfshin edhe kriminelët e luftës të të gjitha etnive që jetojnë këtu apo jashtë vendit që kanë kryer krime në Kosovë.

Fakti se disa kriminelë të luftës i kanë ikur drejtësisë nuk iu jep të tjerëve pandëshkueshmëri. Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Kosova duhet të jetë e gatshme për ta mbyllur këtë kapitull të historisë së saj, madje edhe nëse kjo nënkupton që disa udhëheqës të kohës së luftës të japin llogari.

Disa thonë: pse të mos kemi gjykime këtu; mund ta bëjmë këtë vetë. Po mirë, ne kemi investuar shumë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Por, ky sistem ende nuk është treguar i aftë për të ndarë drejtësi në rastet e profileve të larta dhe dëshmitarët vazhdojnë të jenë subjekt i frikësimeve, kërcënimeve dhe dhunës. Ende nevojitet një mekanizëm i jashtëm. Drejtësia; drejtësia për viktimat ka pritur mjaft.

Prandaj, i bëj thirrje popullit të Kosovës për të këmbëngulur që udhëheqësit e tyre të mbrojnë të drejtën për drejtësi që e keni fituar me çmim kaq të lartë. Pyetini këtë: “Çfarë shteti dëshironi që të bëhet Kosova”?

A dëshironi që Kosova të jetë vend ku sundimi i ligjit nuk zbatohet për ata që kanë pushtet ose miq politikë? A dëshironi që Kosova të jetë vend ku kriminelët nuk përballen me kurrfarë pasojash për krimet e tyre? A dëshironi që Kosova të jetë vendi i lënë prapa kur të tjerët t’i bashkohen Bashkimit Evropian?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.