Çudit pasuria e çiftit të prokurorëve “vip”/ Vilë luksoze dhe orë mbi 10 mijë dollarëshe

Aktualitet

Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë tashmë dy pjesëtarë të armatës së prokurorëve “vip”, të etiketuar kështu për shkak të qënies pjesë e stafit të afërt të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Arsye kjo që solli dhe reagimin e ashpër të tyre ndaj lëvizjes që i bëri Kryeprokurorja zëvendësuese e përkohëshme e Llallës. E cila urdhëroi lëvizjen e tyre nga detyrat e larta që mbanin në kohën e Llallës dhe rikthimin në detyrat e mëparëshme…

I përmendëm këto për të thenë se zyrtarisht çifti Gashi-Gina kanë qenë punonjës të institucionit të lartë të hetimit gjë për të cilën kanë marrë sistematikisht pagën mujore. Që do të thotë se sado të lartë ta kenë patur atë nuk mund t’ja dilnin të ndërtonin vilë disakatëshe luksoze në bregdet, apo të mbanin orë dore që i kalon të dhjetë mijë dollarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Superbanesa e Rovena Gashit dhe Dritan Ginës”, siç e etiketon Pamfleti, ndodhet tek Shkëmbi i Kavajës. Ka një pamje shokuese për këdo që ëndërron një banesë në Shqipëri. Kate me shumicë, dhoma me shumicë… Dhe si gjithnjë, është jo në emër të tyre, por në emër të një familjari. Në emër të babait të Rovenës në rastin konkret, që ka në “pronësi” këtë banesë superluksoze në vendin më të mirë te Shkëmbi i Kavajës”, shkruan “Pamfleti”, duke vijuar:

“Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët zyrtarisht kanë ‘vobektësi’ në pasuri, ndonëse jetojnë në banesa luksoze, që ua kanë dhënë “në përdorim” ose si “dhuratë” të afërmit e tyre. Deri dhe gjyshi apo gjyshja, pensionistë me pension kooperative gjithë jetën.

Dhe Rovena nuk bën përjashtim, jeton në banesën e të atit, por që në të vërtetë është pronë e saj dhe e burrit Dritan Gina. Ky i fundit, dhe në konferencën për mediat kundër shkarkimit nuk mund të rrinte pa ekspozuar aksesorët e tij. Të blerë në dyqanet më të shtrenjta.Në dorën e tij syri të zë një orë superluksoze e cila në rastin më të keq kushton as më pak dhe as më shumë por 10.500 dollarë. Vetëm në njërën dorë, mbante gati 11 mijë dollarë. Imagjino shpenzimet e tjera. Dhe të gjithë e dinë sa është rroga e një prokurori. Duhej të kishte punuar afër 12 muaj për të blerë atë orë dhe të mos hante dhe pinte fare, të agjëronte 12 muaj që ta blinte…”.

ME TE LEXUARAT