Kujdes çfarë merrni me vete kur dilni jashtë Shqipërisë, çiftit i gjetën 150 zogj në bagazh
Qytetaret shqiptare duket se duhet te kujdes kur udhetoni dhe cfare merrni me vete. Nje burre u arrestua ndersa nje vajze eshte ne hetim ne gjendje te lire pasi ne Kapshtice, gjate kontrollit nga policia kufitare, në bagazhet e tyre janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale, 158 zogj gardalinë, që po transportoheshin për në Greqi.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë njofton:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më datë 17.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, vjeç 57, banues në Korçë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen D.K, vjeç 28, banuese në Korçë, pasagjerë në autobusin, të linjës Tiranë-Athinë, pasi dyshohet se në SPKM Kapshticë, në bagazhet e tyre janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale, 158 zogj gardalinë, që po transportoheshin për në Greqi. Neni 171 i Kodit Penal.