Ngjarje horror/ Burri vret ish-gruan, e copëton dhe e gatuan

Pjesë të mbetura të trupit të një gruaje, e cila rezultonte e zhdukur prej 1 javë u zbuluan nga autoritetet në Meksikën jugore. Ajo dyshohet se është vrarë, copëtuar e më pas gatuar në sobë. Dyshimet e para janë se pas këtij krimi makabër qëndron ish-bashkëshorti i gruas, për të cilin kanë nisur hetimet.

Prokurori i shtetit të Guerrero, në një deklaratë tha se gruaja ishte larguar nga shtëpia e saj mëngjesin e 13 Janarit. Ajo do të shkonte për të marrë fëmijët në shtëpinë e ish-bashkëshortit gjatë pasdites, por që nga ai moment nuk ishte dëgjuar më asgjë për të.

Kliko per me shume info

Zyrtari i policisë Roberto Alvares, sipas asaj që shkruan amerikanja CBS News, konfirmoi se trupi i gruas ishte ndarë në pjesë dhe se një pjesë e tyre ishte gjetur në një tenxhere mbi sobë.

“Dyshojmë se ajo është gatuar”, tha Alvares, i cili u shpreh gjithashtu se autori i dyshuar kryesor është ish-bashkëshorti i saj.

Sipas të dhënave të publikuara muajin e shkuar nga qeveria meksikane dhe OKB, vrasjet e grave në Meksikë janë rritur në mënyrë të ndjeshme përgjatë dekadës së fundit./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here