Braktisin fëmijët në Itali, Policia procedon penalisht dy prindrit

Aktualitet

Policia Kufitare ka proceduar penalisht dy persona pasi kanë braktisur fëmijët e mitur në Itali për të përfituar azil me veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Në kuadër të masave për frenimin e migracionit të paligjshëm, apo atë të azil kërkimit, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Gj, 52 vjeç, banues në Belsh, Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

52 vjeçari ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur 16 vjeç më datë 16 shtator të vitit 2017 dhe është kthyer i vetëm pasi ka braktisur fëmijën.

Në 18 janar të këtij viti u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 51 vjeçarin N.S, banues në Elbasan pasi me 30 shtator të vitit 2017 ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F.S 16 vjeç, ndërsa edhe ky ka braktisur fëmijën në Itali.

ME TE LEXUARAT