Bora Zemani quan gabim Vin Velin, tregon arsyen e ndarjes prej tij

Kliko per me shume info

Ndarja e e moderatores Bora Zemani nga Dj Vin Veli bëri bujë në rrjetet sociale. Por pas Velit për ndarjen ka folur sot edhe Zemani.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, moderatorja tha se s’ka qenë asnjëherë e martuar, por e ka patur të dashur Velin me të cilin ka edhe një djalë, Arbor.

“Viti që kaloi ka qenë i mbushur me lajme. Ne kemi patur probleme.

Kliko per me shume info

Ne s’kemi qenë asnjëherë të martuar, tani jam ndarë nga i dashuri im me të cilin kam edhe një fëmijë.

Djalin e mbajmë të dy. Ne s’kemi qenë as të martuar dhe nuk na e ka caktuar gjykata se si të procedojmë.

Për ne është e rëndësishme të jemi prezentë në jetën e Arborit. Ishte një vit i tërë i mbushur me lajme dhe në fund ne ramë dakort që të ndahemi.

Arborit nuk ia kemi shpjeguar sepse ai nuk e kupton tani, por ai po e përjeton mirë se e ka çdo gjë dyfish, kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon dy herë te lodrat, i blen lodra edhe mami edhe babi, ka anët e mira tani Arbori.

Ne tahohemi bashkë prej djalit, ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin, por nuk dalim bashkë për të pirë kafe. Vini është gabimi më i bukur i jetës time dhe nuk jam bërë pisham pasi kemi Arborin. Nëse do të ishte e nevojshme do ta bëja sërish këtë gabim.

Mendoj se jemi ndarë edhe për shkak të moshës sime, une jam bërë nënë vetëm 22 vjecc, njeruiu në këtë moshë nuk njeh as veten dhe nuk e di ccfarë do”, tha Bora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.