Ecte me 191 km/h, i forti me “BMW” nuk i ndalon patrullës, Policia Rrugore e bllokon tek sheshi “Shqiponja”

Shtetasi I.B, drejtues i një BMW u ndalua nga policia pasi u kap me 191 km në orë. Policia ka bërë me dije se kjo shpejtësi skëterre është e papranueshme dhe i ka pezulluar direkt lejen e drejtimit.

Ai fillimisht nuk i është bindur shenjës së policisë për të ndaluar, ku menjëherë në ndjekje i janë vënë dy makina të Policisë Rrugore, të cilat e kanë bllokuar tek sheshi “Shqiponja” dhe më pas e kan detyruar të kthehet tek Radari.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE

Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave rrugore ne fundjave. Me Radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara. Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjës së dhënë nga punonjësit e Policisë Rrugore.

Dy patrulla te Policise Rrugore e kane bllokuar tek sheshi Shqiponja dhe po e kthejne tek Radari.

Drejtuesi i mjetit BMV shtetasi I.B, i pezullohet Leja e Drejtimit per shpejtesi tej normave te lejuara dhe per mosbindje ndaj shenjes se ndalimit te dhene nga punonjesi i Policise Rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.