Biznesmeni shqiptar gjendet i vetëvarur brenda zyrave të biznesit në Itali

Kliko per me shume info

Një biznesmen shqiptar 31 vjeç i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në provincën e Trevizos në Itali.

Ai është vetëvarur, ndërsa shkaku i vetëflijimit është vështirësia ekonomike që po kalonte biznesi i tij.

Kliko per me shume info

Marvin Proshka 31 vjeç ishte pronar i shoqërisë “Promek Service”. Proshka është gjendur i varur në selinë e firmës së tij.

Kompania e tij ishte e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh, por prej kohësh ishte në një situatë të vështirë ekonomike.

Pikërisht borxhet e shumta e kanë shtyrë 31 vjeçarin shqiptar drejt aktit ekstrem. Marvin Proshka ishte i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç. Ai kishte emigruar në Itali në moshë mjaft të re.

Vetëvrasja e sipërmarrësit shqiptar regjistron rastin e parë të vetëvrasjes për shkak të vështirësisë ekonomike në vitin 2018, në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.