Bizneset e parresgjistruara, paralajmërojnë tatimet: Shumë shpejt kontrollet në terren

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron të gjithë individët që rezultojnë me biznese të paregjistruara të fillojnë procedurat.

Në njoftimin citohet se administrata tatimore në këtë fillim viti ka konsatuar tatimpagues të cilët ushtrojnë aktivitetin pa u pajisur me Certifikatën e regjistrimit (NUIS).

Kliko per me shume info

Kujtojmë të gjithë individët, se zhvillimi i një aktiviteti ekonomiko-tregtar pa u regjistruar në organet tatimore dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përbën kundravajtje administrative dhe penalizohen me bllokimin e aktivitetit deri në momentin e regjistrimit, regjistrimin e menjëhershëm si tatimpagues me TVSH, rivlerësimin e shitjeve nga ana e administratës tatimore, shoqëruar me penalitetet përkatëse si dhe bëhet kallëzim penal në prokurori për individin që ushtron aktivitet i paregjistruar, sipas parashikimeve konkrete të neneve 41, 121, 124 dhe 131 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve, të cilët kryejnë shitje me shumicë dhe hyjnë në marrëdhënie me individë të paregjistruar, se do të penalizohen penalizohen sipas parashikimeve të nenit 124 dhe 128, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar

Administrata tatimore ju bën thirrje të gjithë individëve se është koha për t’u regjistruar dhe se shumë shpejt do të fillojë vizitat në territor për të evidentuar dhe formalizuar individët e paregjistruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.