Biblioteka “Musine Kokalari”, Veliaj: Keni nisur ofensivën ndaj basteve dhe bingove

Kliko per me shume info

Biblioteka “Musine Kokalari” në Njësinë Nr. 7 është shndërruar në hapësirë moderne leximi për të rinjtë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar biblioteka, si një investim i ri me fokus te kultura dhe dija.

“Nuk e mendoja se ajo rrangallë që pamë para disa muajsh, mund të shndërrohej në një hapësirë kaq moderne. Mbaj mend nja dy-tre foto që nxorëm në fillim dhe shumë njerëz nuk besonin se ishte në Tiranë. Sipas tyre, duhet të qe patjetër ndonjë kafe luksoze, pasi nuk mund të ishte bibliotekë apo mjedis publik diçka e punuar me kaq cilësi. Ndaj, them se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë tona, është bërë një punë shumë cilësore”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Kliko per me shume info

Veliaj theksoi se nuk ka nisje më të mirë për vitin 2018 se sa përfundimi i këtij projekti, ndërsa u shpreh se Bashkia e Tiranës synon që këto investime t’i shpërndajë në çdo lagje. Sipas tij, investimi në kulturë dhe dije është mënyra më e mirë për t’i orientuar të rinjtë te libri, duke i hequr nga bastet apo lundrimi në celular.

“Nëse më parë ishin bastet, bingot, llotot në ofensivë ndaj kulturës qytetare, ne e kemi kthyer këtë energji në më shumë terrene sportive, kënde lojërash dhe aktivitete. Pra, e kemi filluar ofensivën ndaj bingove e basteve, jemi në avantazh, por ende s’e kemi fituar betejën. Për këtë duhet që të kemi një vit të mbushur me investime të tilla”, tha kryebashkiaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.