Berlusconi e pranon: Femrat gjithmonë më kanë joshur

I ftuar në studion e emisionit “Porta a porta” për të folur për reformat e qeverisë italiane, Silvio Berluskoni nuk ka lënë pa komentuar deklaratën e aktrores franceze, Catherine Deneuve.

Ish-kryeminsitri italian ka lëvduar aktoren 74-vjeçare për fjalët që tha në mbrojtje të meshkujve të akuzuar për ngacmime seksuale, siç ishte dhe rasti i regjisorit Harvey Weinstein.

Kliko per me shume info

“Fjalët e saj ishin të shenjta. Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato. Nuk kam shumë përvoja në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin”.

81-vjeçari u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2011 pasi u përfshi në një skandal seksual me vajza të mitura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here