"Nga sot e tutje, Rama do përcakojë se cili meriton të arrestohet e cili jo"

Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet sociale akuzon kryeministrin Edi Rama se me ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit kerkon te kthehet ne kryegjykates.

POSTIMI I PLOTE:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Noriega pas zgjedhjes kryeprokuror tani do zgjidhet edhe kryegjykates i narkoshtetit te tij!

Te dashur miq, pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshem te behet kryegjykates i vendit.

Ai per kete qellim me shpejtesi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas te ciles tani e tutje do te jete ai vet qe do vleresoje provat e drejtesise per deputetin e radhes, dhe mbi bazen e vleresimit te tij do vendosi per ose kunder arrestimit te tij.

Keshtu ai, eksperiencen e suksesshme me rastin Tahiri, ne te cilin i vuri drejtesise kufirin te thana, tani do ta shnderroje ne ligj te vendit.

Me kete vendim Edvin Kristaq Rama realizon plotesisht perpjekjen e tij tre vjeçare per shnderrimin e drejtesise ne nje dege te ekzekutivit te varur prej tij. Tani e tutje do te jete ai dhe vetem ai qe do te percakoj se cili imunitar meriton te arrestohet dhe cili nuk mund te arrestohet. Kjo eshte forma me ekstreme e perqendrimit te te gjitha pushteteve ne nje dore, nje perqendrim i tille ka ekzistuar vetem ne diktaturen hoxhiste te eterve te tij barabare, ekziston vetem ne Korene e Veriut dhe ne asnje vend tjeter te planetit!

Kjo situate dramatike e triumfit te te keqes ne Shqiperi ka vetem nje shkak kryesor; indiferencen e njerezve te mire. Ndaj dhe apeli im per mbare qytetaret eshte te shnderrojme 27 Janarin ne diten e flakjes se indiferences, diten e ngadhenjimit tone mbi narkoshtetin e Norieges! sb

ME TE LEXUARAT