Berisha: Në 27 Janar qytetarët do ti japin leksion Edi Ramës

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Ora news, përballë gazetares Ilva Tare, ka thënë se protesta e 27 janarit do të jetë një leksion që qytetarët do ti japin kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama po bën vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit.

Kliko per me shume info

Berisha: Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve.

Tare: Çfarë duhet të ndodhë që të jetë një protestë e suksesshme?

Berisha: Shifrat dhe numrat janë të rëndësishme. Pastaj se cili është drejtimi i protestës dhe rezultati i saj kjo do të duket në orët dhe ditët në vazhdim. Por fillimi, kjo qeveri duhet të ngrijë këtë dimër. Mesazhi i protestës është që qeveria të ngrijë. Protesta e 27 janarit, qytetarët do ti japin leksion Edi Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.