Berisha: Jonuz Musliu, luftëtari i paepur i çështjes së drejtë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës!

Aktualitet

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Jonuz Musliut, njeriut për të cilin shprehet me konsideratën më të lartë duke e cilësuar "luftëtarin e paepur të çështjes së drejtë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës".

"Të dashur miq, - shkruan Berisha në rrjetet sociale, - sot me nderimet që meritonte, mijëra qytetarë të Gjilanit i dhanë lamtumirën e fundit Jonuz Musliut, veprimtarit të shquar të çështjes së drejtë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kryetarit të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe kryetarit të Kuvendit të Bujanocit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time për veprën e tij, mbrojtjen me guxim dhe të gjitha mjetet të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë të Luginës, njëherazi qytetarëve më të shtypur në Europë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, bashkëluftëtarëve të tij dhe autoriteteve zyrtare shqiptare të Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës dhe lutem që shpirti i Jonuzit të gjejë paqen e merituar!"

ME TE LEXUARAT