Befason “Princi i Libofshës”: Me Eglën nuk na bashkon dashuria, marrëdhënia treshe

Showbiz

Prej kohësh marrëdhënia treshe e ish-missit shqiptar Egla Harxhi, është përfolur tepër nga mediat rozë. Kjo për shkak se vetë Harxhi deklaroi se djali i saj i cili erdhi në jetë pak dite me parë, Luxifer-i do të kishte dy mama dhe një baba.

Por fotografi Ale de Basseville, i shumëpërfolur si “princi i Libofshës” ka deklaruar se në fakt nuk ekziston marrëdhënia e tyre treshe dhe se me Eglën nuk ka asnjë dashuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për Panoramën ai ka thënë se media e ka keqpërdorur historinë e tij me ish-missin, dhe se në fakt ai rri me Eglën vetëm për shkak të detyrave dhe vizionit të përbashkët.

Për lindjen e Eglës në Francë dhe jo në Shqipëri ai është shprehur:

“Në Libofshë ose në Shqipëri ende nuk është shërbimi mjekësor si në Francë, që është ekstremisht i njohur në botë për përsosmërinë, gjë që nuk ekziston ende në vendin tuaj. Për shkak të sëmundjes sime dopio gjenetike, ishte e rëndësishme për të pasur një sistem të cilësisë së parë, që do e quaja AAA. Për t’iu përgjigjur pyetjes, i them faleminderit zotit Kryeministër Komunist dhe shpresoj t’i vendosi në 2018-ën shërbimet higjenike dhe sanitare në spitalet shqiptare.

Ajo që më bashkon me Eglën është vetëm vizioni i përbashkët për krijmin e pushtetit, Principatës së Libofshës.”

ME TE LEXUARAT