BE dënon ngjarjen në Mitrovicë: Të kapen autorët e vrasjes së Ivanoviçit

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Maja Kocijançiç ka reaguar për vrasjen në Mitrovicë të Oliver Ivanoviç.

Kocijançiç tha se Bashkimi Evropian e dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të martën në veri të Kosovës.

Kliko per me shume info

Kocijançiç u ka bërë thirrje autoriteteve të gjejnë autorët dhe ti sjellin ata para drejtësisë.

“Ne presim që autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë të mos kursejnë asnjë përpjekje për gjetjen e autorëve dhe t’i sjellin ata para drejtësisë pa vonuar. EULEX do të përkrahë autoritetet në përputhje me mandatin e vet. Ftojmë të gjitha palat të tregojnë qetësi dhe të përmbahen në mënyrë që sundimi i ligjit dhe drejtësia të marrin rrugën e duhur”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka konfirmuar se takimi i paraparë për sot mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here