Bashkim Fino shpall kandidaturën për kreun e FSHF-së: Ka ardhur koha të ndryshojmë imazhin

Ish-kryeministri i vendit, Bashkim Fino ka shpallur tashmë edhe publikisht kandidimin e tij për të marrë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, me gjasa i vetmi rival i Armand Dukës që ka drejtuar futbollin shqiptar prej 4 mandatesh.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, deputeti socialist ka thënë se do të kandidojë për president dhe është shprehur se “ka ardhur koha për ndryshim në futbollin shqiptar”

Kliko per me shume info

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit apo të tjerë më kanë kërkuar të jem pjesë e sportit ngaqe kanë parë aktivitetin tim jo vetem politik por edhe sportiv.

Kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion, kam lexuar dhe besoj se trajnerin ‘se bëj dot por mendoj se është momenti dhe koha të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar, të krijojmë një imazh të ri për futbollin, të krijojmë të përmirësojmë imazhin dhe duke falenderuar të gjtihë dashamirësit e mi, jam në një garë me mikun tim Duka, kjo s’ka të bëjë me një garë të ashpër, secili ka platformën e vet, por kënaqësia ime do ishte të kishte dhe kandidatë të tjerë. me platformën që kam dorëzuar..them se do duheshin ndryshuar disa rregulla, se për të bërë një fushatë për president apo edhe për stafin, mbase do ishte mirë të bëhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatët e mundshëm, e koha nga momenti i mbledhjes së asamblesë, ti jepej mundësi kandidatëve, anëtarëve të bëbin sondazhet e nevojshme, fushatë korrekte. fakti që bëhet në këtë mënyrë se s’kam të drejtë të bëj vërejtje, i bie që avantzhi i presidentit aktual që mora vesh sot që do kandidojë dhe më vjen mirë, se bëri mirë qe e zyrtarizoi kandidaturen pak ore para se ta beja une, i bie që unë jam në nivel jo të favorshëm se kemi një president që ka 16 vjet që drejton dhe i ka kushtet e infrastukturës”.– është shprehur Fino në RTSH.

2 COMMENTS

  1. Po ka arth koha per ndryshim per sportin Shqipetar Dhe per me shum support per sportistet dhe sportistet e Shqiperis qe na nderojn ku do qe shkojn Duka per mua ka par me shum xhepin e vet se sa te ngrihej sporti shqipetar stoke ku e meriton

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.