Basha i shkon në ‘'shtëpi'’ Qazim Sejdinit

Politikë

Kreu i opozitës shkoi në Elbasan për ti thënë Qazim Sejdinit se modeli i Aleancës së Edi Ramës me krimin, i cili ka fundosur shtetin është pikërisht ai, i pari i qytetit.

Ai tha se banda  ka sulmuar policinë në shtator se ka mbështetjen e kryetarit Sejdini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktari dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrinos, Qazim Sejdinit.”-u shpreh kreu i opozitës.

Lulzim Basha tha se aksioni opozitar që nis më 27 janar me protestën nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t’i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që punon dhe jep llogari para qytetarëve.

“Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona”-tha Basha.

“Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund! Mësoje nga Elbasani, me 27 janar do ta mësosh nga Tirana.”- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Deklaratat u bënë në teatrin “Skampa” që menaxhohet nga Bashkia e Elbasanit e drejtuar prej 11 vitesh nga Qazim Sejdini.

ME TE LEXUARAT