Balla sulmon Avokaten e Popullit: Mbrojte vjehrrin e Bashës

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla nëpërmjet një postimi në facebook ka sulmuar Avokaten e Popullit Erinda Ballanca.

Erinda Ballanca u bë Avokate e Popullit pas marrëveshjes së kryeministrit Rama me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Kliko per me shume info

Faktin që Erinda Ballanca nuk e bëri betimin sikurse e përcaktonte procedura, Taulant Balla e lidh me faktin se ajo ishte nisur për Strasburg për të mbrojtur vjehrrin e Lulzim Bashës. Çështja ka të bëjë me vendimin e Strasburgut për të rrëzuar qeverinë dhe për tu dhënë të drejtë banorëve për një pallat të prishur në Vlorë të vitit 2013, për ndërtimin e Lungomares. Pallati kishte si pronar vjehrrin e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Postim i plotë i Taulant Ballës:

Më 22 Maj 2017 shumë shqiptarë ishin me sy e veshë tek Kuvendi i Shqipërisë, teksa votoheshin pikat e Marrëveshjes që nxorri Partinë Demokratike nga çadra dhe e futi në Zgjedhje. Si një ndër dëshmitarët e asaj seance plenare, ndër të tjera më 22 Maj votuam edhe për Avokatin e Popullit zonjën Erinda Ballanca, e cila pas votimit duhej të bënte edhe betimin për detyrën e rëndësishme si avokate e interesave të popullit shqiptar.

LEXO EDHE:  Tiranë-Elbasan, sigurohet financimi, Gjiknuri: 14 mln dollarë për ta mbyllur

Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhje.

Ne u detyruam t’ia pranonim Lulzim Bashës edhe këtë kusht. Por zonja Avokate e Popullit e propozuar nga Lulzim Basha, për habinë tonë, edhe pse u votua nuk e bëri betimin atë natë, sikurse e përcaktonte procedura. E bëri pas dy muajve.

Vetëm sot e kuptova se arsyeja pse zonja Ballanca nuk e bëri betimin, lidhet me faktin se ajo ishte nisur për në Strasburg për të përfaqësuar si trupë mbrojtëse VJERRIN e Lulzim Bashës (dhe veten) kundër Shqipërisë, në ditën pasardhëse.

Pra, më 23 Maj 2017 në Strasburg, në Gjykatë (GJEDNJ), gjendeshin përballë Avokatja e Shtetit në mbrojtje të Shqipërisë kundër Avokates së Popullit (të zgjedhur) në mbrojtje të interesave të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Zonjës së Parë, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes

Pra, Lulzim Basha praktikisht ka përdorur një institucion shtetëror shqiptar për interesa të vetat, duke e shndërruar atë institucion në një mjet shpërblimi dhe shpërdorimi.

Ironia e madhe, në gjithë këtë turp të Lulzim Bashës, është edhe fakti se demokratët e ndershëm protestues për 3 muaj me radhë në çadër, natën e 18 Majit u njoftuan nga ana e Lulzim Bashës se kishin “fituar” edhe institucionin “e rëndësishëm” të Avokatit të Popullit. Por që Lulzimi nuk e kishte “marrë” për demokratët, e kishte marrë për avokaten e pallatit të Vjerrit.

Për kujtesë, Lulzim Basha mori nga Marrëveshja e 18 Majit ndër të tjera edhe Ministrinë e Drejtësisë, ministria përgjegjëse për përfaqësimin e Shqipërisë në Gjykatën në fjalë, por edhe Ministrinë e Financave e cila bën pagesat në zbatim të vendimeve në fjalë. “Qerratai” Lulzim ndoshta ka shpresuar se mos vendimi jepej ato ditë dhe qëndrimi i ministrave të tij deri në mes të Shtatorit, në thyerje të Marrëveshjes, të bind se halli i Lulit paskan qenë vetëm lekët e pallatit të Vjerrit.

LEXO EDHE:  Basha: Ja pse opozita kërkon hapjen e negociatave, kur Rama ka kapur shtetin

Pyetja që do t’i shtroja sot demokratëve është:

Mirë, o miq demokratë, për 3 muaj në çadër protestuat për të bërë Avokate të Popullit avokaten e pallatit të Vjerrit të Lulit, po më 27 Janar për çfarë ju ka kërkuar Luli të dilni në protestë?

Ndërsa ju, o miq demokratë protestues, duhet t’i bëni Lulit pyetjen: Ku i gjeti i Vjerri i Lulit milionat që investoi në atë pallat? Sepse edhe “vetting”-u i parave të Vjerrit do bëhet.

Që pallati u ndërtua mbi det, që shkëmbi në breg u bë truall, e të tjera e të tjera faje penale si këto, kjo është një dosje që nuk është mbyllur, ajo është e hapur.

Sot meraku i Lulit është kur do t’i tërheqë Vjerri lekët e pallatit. Shikojini mirë tabelat e protestuesve më 27 Janar pranë jush. Ndonjëri prej tyre mund të ketë marrë nga kunati edhe tabelën: DUAM LEKËT E VJERRIT!

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here