“Do vdesim të gjithë…”, avioni me 224 pasagjerë pëson defekt në motor

Soft

Pasagjerë të terrorizuar menduan se do të vdisnin të gjithë, kur një fluturim i Malaysia Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente, pasi u dëgjua një zhurmë që pasoi me lëkundje të forta.

Udhëtarët u kapën përdore dhe nisën të luteshin e të qanin, ndërsa stjuardesat u thanë që të bëheshin gati për më të keqen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje një prej pasagjerëve rrëfeu se pyetjes nëse “po përplasemi apo po ulemi”, një prej anëtarëve të stafit të fluturimit MH122 iu përgjigj:“Nuk e di”.

Airbus-i A330 ishte në gjysmë të rrugës të fluturimit 8 orësh nga Sydney, Australi për në Kuala Lumpur, Malajzi, kur u detyrua të ulej për shkak të një defekti në motor.

Sipas asaj që shkruan britanikja “Mirror”, avioni me 224 persona në bord, fatmirësisht arriti të ulej pas asnjë dëmtim, por jo pa shkaktuar panik ndër udhëtarët, të cilët menduan se do të vdisnin.

Disa prej pasagjerëve mësohet se u tmerruan kaq shumë nga ajo që ndodhi sa kishin frikë të hipnin në një tjetër avion, për të vijuar udhëtimin e tyre, citon klan.

ME TE LEXUARAT