Aksident në qendër të Tiranës, autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio përplas kalimtaren

Aktualitet

Një grua është aksidentuar në qendër të Tiranës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 pranë Bankës së Shqipërisë, kur urbani i linjës Kombinat-Kinostudio ka përplasur kalimtaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve paraprake, e aksidentuara është një grua rreth 50 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila ka qenë duke kaluar rrugën kur u përplas nga urbani i Kombinatit.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca.

ME TE LEXUARAT