Autobusi del nga rruga, gjashtë të vdekur 29 të plagosur

Bota

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Mus në Turqinë lindore.

Sipas informacioneve nga terreni, autobusi i pasagjerëve në rrugën Mus-Bingol është rrokullisur. Në terren kanë dalë një numër i madh i ambulancave, ekipe të xhandarmërisë dhe Agjencisë Shtetërore Turke të Menaxhimit me Emergjenca (AFAD).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Udhëtarët e lënduar u shtruan në spitalet në Mus dhe Bingol. Guvernatori i Mus, Aziz Yildirim konfirmoi se sipas të dhënave paraprake, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency .

Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

“Nga të plagosurit, 22 persona u shtruan në spitalin në Mus, kurse shtatë në Bingol. Autobusi transportonte udhëtarët nga Hatay në Mus”, shtoi Yildirim.

ME TE LEXUARAT