Vlorë, shpërthen me eksploziv "Audi" i 64-vjeçarit

Aktualitet

[caption id="attachment_775353" align="alignleft" width="479"] Foto Ilustruese[/caption]

Një tjetër makine i është vënë eksploziv në qytetin bregdetar të Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, rreth orës rreth 02:10 të mëngjesit të së mërkurës, në lagjen ”10 Korriku”, i është vendosur lëndë eksplozive automjetit tip ”Audi”, në pronësi të 64-vjeçarit S.B.

Sipas forcave blu, mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 24.01.2018, rreth 02:10, në lagjen ''10 Korriku'', i është vendosur lëndë eksplozive automjetit tip ''Audi'', në pronësi të shtetasit S.B., 64 vjeç.

Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT