Efektivit të Policisë Rrugore i djegin “Audi-n” dhe i hedhin granata në oborrin e shtëpisë

Makina një efektivi të Policisë Rrugore është shkrumbuar mbrëmjen e së enjtes në Fushë-Krujë, nga persona ende të pa identifikuar, ndërsa në oborrin e shtëpisë së tij janë hedhur edhe dy granata dore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 të së enjtes, në fshatin Halil, Fushë- Krujë.

Kliko per me shume info

Kur Policia mbërriti në vendin e ngjarjes automjet tip “Audi’ në pronësi të shtetasit me iniciale K.V 60-vjeç ishte djegur plotësisht.

60-vjeçari mësohet se punon si efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës prej 13 vitesh.

Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshimet e para janë se ngjarja ka lidhje me detyrën e 60-vjeçarit, por po hetohen edhe pista të tjera.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.

Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here