Arta Marku takim me misionin EURALIUS, ja çfarë u bisedua

Kliko per me shume info

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta marku, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e misionit EURALIUS, ku është biseduar për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi dhe Vetingut, si kushte për hapjen e negociataveme BEnë.

Burimet nga Prokuroria e Përgjithsme bëjnë me dije se Arta Marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i “Vetting”-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë.

Kliko per me shume info

Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Bashkëbiseduesit theksuan njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë.

Prokurori i Përgjithshëm garantoi mbështetje pakufi që reforma në Drejtësi në Shqipëri të realizohet shpejt dhe me efikasitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.