Arta Marku bën lëvizjen e radhës, ndërpret komandimet e prokurorëve

Aktualitet

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka firmosur sot për ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve, ku këtyre të fundit u duhet të ndërpresin punën.

Mësohet se prokurorët do të kthehen pranë prokurorive ku janë emëruar, ndërkohë raportohet se ata po bëjnë dorëzimin e dosjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeprokurorja Marku deri më tani ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 30 prokurorë të komanduar.

Kujtojmë se lëvizjet që ka bërë sëfundmi kryeprokurorja kanë shkaktuar debate të mëdha në Prokurori, por edhe në kampet politike.

I tillë ishte edhe shkarkimi i Rovena Gashit nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, apo dhe bashkëshortit të saj nga prokuroria e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT