Arkeologët mendojnë se kanë gjetur një model të lashtë të Universit, nën ujë

Kliko per me shume info

Arkeologët meksikanë kanë identifikuar një gur “tetzacualco” – ose altar – që ata mendojnë se mund të jetë ndërtuar si “një model miniaturë i Universit”.

Struktura ndodhet në një pellg në anë të vullkanit Iztaccihuatl pranë qytetit të Meksikos, në një vend të quajtur Nahualac.

Kliko per me shume info

Në disa prej legjendave të lashta të Mezoamerikës që lidhen me krijimin e botës, krokodili përbindësh Cipactli erdhi mespërmes ujërave të parë dhe nga trupi i tij u krijuan toka dhe qielli.

Me vendin e shenjtë në mesin e një pellgu, arkeologët që e zbuluan sugjeruan se ai paraqet këtë histori të origjinës për fillimin e kohës dhe hapësirës – “një model miniaturë i Universit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.