Fundi tragjik i Ariela Murataj, studentët e Drejtësisë marshojnë drejt vendit të ngjarjes

Pas vdekjes së 21-vjeçares nga Fieri, Ariela Murataj, e cila u qëllua për vdekje nga 23-vjeçari Aldison Belulaj për shkak të një dashurie të mohuar, shokët e saj, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë kanë marshuar ditën e sotme në kryeqytet.

Me portretin e saj në duar, ata janë nisur nga Fakulteti ku vajza studionte, drejt vendit ku u qëllua për vdekje tre ditë më parë, pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Kliko per me shume info

Gjatë ditës së djeshme studentët e Drejtësisë pezulluan mësimin dhe shkuan në shtëpinë e Arielës për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ku ajo u përcoll për në banesën e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.